Luana Vjollca ka qenë padyshim personi më i përfolur i kësaj jave.
Ylli shqiptar fshiu nga Instagrami të gjitha postimet e saj, aty ku ndiqet nga më shumë se 2 milion ndjekës si një nga personazhet më të ndjekura shqiptare.
Fillimisht u dyshua se llogaria e saj mund të jetë ‘’hackuar’’ por më vonë u kuptua se bëhet fjalë për një projekt për të cilin po punon Luana.
Ditë pas dite publiku u njoh me titullin e projektit, i cili është ‘’Thuaje’’ dhe me disa copëza të vogla por pa u dhënë shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë.
Publiku është shprehur vazhdimisht kureshtar për të kuptuar se a bëhet fjalë për ndonjë këngë apo projekt të ri televiziv, për të cilin po presin prej më shumë se 1 viti, dhe këtë do ta kuptojmë më në fund sot në orën 18:00.
Luana ka zbuluar se pritjes i erdhi fundit dhe me projektin e saj do të njihemi sot në orën 18:00 dhe do të publikohet në kanalin e saj në Youtube