GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Pritet themelimi i një “liste konservatore”, të përfshirë edhe disa deputetë të VV-së

04/06/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Pritet themelimi i një “liste konservatore”, të përfshirë edhe disa deputetë të VV-së
Share on FacebookShare on Twitter

Një lëvizje e re politike është në formim e sipër. Më saktë, një listë me disa emra politikanësh konservatorë, që nuk kalon mbi shifrën dhjetë, është duke u diskutuar tash e një kohë, me synim që të garohet në zgjedhjet e ardhshme. Kjo listë, siç ka kuptuar Nacionale, përbëhet nga disa prej deputetëve aktualë të LVV-së, ish-ministra, ish-deputetë e aktivistë të njohur politikë me ngjyrime konservatore.

Një fotografi mes Eman Rrahmanit, deputet i VV-së, dhe Ferid Aganit, kryetar i Partisë së Drejtësisë, ishte njëra nga simptomat e një fenomeni që po ndodh në prapavijë. Për çka është fjala?

Sipas informacioneve të Nacionales, Rrahmani dhe disa deputetë të tjerë të VV-së, të cilët kanë qenë kundërshtarë të disa nismave të Qeverisë Kurti, janë duke komunikuar me disa figura të tjera jashtë VV-së për të hartuar një listë me disa emra. Pra nuk do të jetë një parti e re, por një listë, e cila ka për target një numër të caktuar figurash, të cilat pretendohet se ngazëllejnë elektoratin konservator e me bindje myslimane.

Kjo listë, e cila nuk e kalon shifrën prej më shumë se dhjetë personash, gjithnjë sipas informacioneve, e përfshin edhe Aganin, por edhe disa prej deputetëve të VV-së, që kanë qenë kritikë herë pas here për tema të caktuara karshi Qeverisë Kurti II. Madje, për këtë nismë ka pasur disa takime e komunikime mes të përfshirëve në themelim.

Burimet në fjalë konfirmojnë që lista që planifikohet të hartohet përfundimisht javëve në vazhdim, është e hapur për negociata me VV-në dhe partitë e tjera parlamentare, si PDK-ja e LDK-ja. Megjithatë, lista në fjalë është ende e papërfunduar, ndërsa bisedimet mbi emrat që do të përfshihen janë në fazën përfundimtare.

Synimi i kësaj liste është që dhjetë politikanët e saj t’i përfshijë në listën garuese me ndonjërën nga partitë parlamentare. Për më shumë, sipas informacioneve, lista synon koalicion parazgjedhor së pari me VV-në, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që të ketë koalicion me PDK-në e LDK-në.

Sa i përket “kauzave politike”, lista përbashkon emra që kanë kundërshtuar projekt-kodit civil, i cili njeh bashkësitë civile të seksit të njëjtë, një nga temat më poralizuese në mes grupit konservator dhe Qeverisë Kurti. Grupi konservator i VV-së në Kuvend, nuk u pajtuar me Qeverinë Kurti edhe për pagën minimale, koeficientin e pagave e tema të tjera ekonomike.

Në fakt, Rrahmani e kishte përshkruar në mënyrë interesante takimin e tij me Aganin, një ish-ministër i Shëndetësisë, që kishte bashkëpunuar edhe me PDK-në në kohën e kryeministrit Hashim Thaçi.

“Diskutime të rëndësishme dhe domethënëse si çdo herë...” – shkroi ditë më parë Rrahmani, i cili nuk tregoi saktë se për çfarë u bisedua në këtë takim.

Tags: Eman RrahmaniFerid Agani
ShareTweetShare
Previous Post

Konkursi për inspektorë të arsimit, nga 696 aplikantë, 338 prej tyre kalojnë verifikimin paraprak

Next Post

Haxhiu takon nënën e Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

Next Post
Haxhiu takon nënën e Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

Haxhiu takon nënën e Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

Lajmet e fundit

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

21/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL UÇK: Ndërkombëtarët të shqyrtojnë moslirimin e përkohshëm të ish-bashkëluftëtarëve nga Specialja

21/05/2025
Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

21/05/2025
Presidentja e Zvicrës: Kosova ka rol të rëndësishëm në sigurinë e Ballkanit, s’duhet të ndizen vatra të reja të krizave

Presidentja e Zvicrës: Kosova ka rol të rëndësishëm në sigurinë e Ballkanit, s’duhet të ndizen vatra të reja të krizave

21/05/2025
Gjithçka gati – liderët arrijnë, nis te presidentja diskutimi për ngërçin politik

Osmani për ngërçin politik: Jam e shqetësuar, por besoj që partitë politike do merren vesh

21/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

21/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL UÇK: Ndërkombëtarët të shqyrtojnë moslirimin e përkohshëm të ish-bashkëluftëtarëve nga Specialja

21/05/2025
Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.