Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim mikpritës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Me këtë rast, Sveçla e njoftoi ambasadorin për prioritet e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjatë këtij takimi, Sveçla e njoftoi ambasadorin edhe për reformat në të cilat është duke kaluar Ministria e Punëve të Brendshme.
Ministri vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Turqia në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë, me theks të veçantë për Policinë e Kosovës.
Angili e falënderoi Sveçlën për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes Turqisë dhe Kosovës.