Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të rinumërohen edhe 500 vendvotime. Kjo mbetet të diskutohet sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
IndeksOnline ka kontaktuar me zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezi i cili ka thënë se anëtarët e KQZ-së do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendim meritor për raportin që do ta paraqes Qendra e Numërimit dhe Rezultateve me disa rekomandime.
Mund t’iu konfirmoj se në mbledhjen e sotme të KQZ-së do të paraqitet një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve me disa rekomandime për rinumërim të rreth 500 vendvotimeve dhe natyrisht se anëtarët e KQZ-së do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendim meritor”, ka thënë Elezi.
QNR-ja ka ardhur deri te këto rekomandime pasi këto vendvotime nuk kanë mundur të kalojnë procesin e auditimit.Arsyet janë të ndryshme dhe kryesisht kanë të bëjnë me bartjen e gabuar të votave në formularin e subjekteve politike dhe formularin e kandidatëve; si dhe për shkak se në një numër të madh të vendvotimeve kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik”, ka thënë ai.