GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Priten shkarkime tjera për rastin “Dehari”

16/03/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Mostrat e Deharit që u gjetën janë të lukthit dhe të urinës
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka dhënë detaje të pathëna sa i përket rastit të vdekjes së ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Ai tha se një gardian, i cili ka qenë në autoambulancë bashkë me Dehari, kur është bartur nga burgu në spital, është marrë në pyetje pas gjashtë viteve nga prokurori përkatës.

Kjo ka ndodhur pasi që avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ia ka dërguar emrin e atij personi në prokurori, tregoi Sallahu.

Më pas, Prokuroria e Shtetit e ka ftuar atë për intervistim lidhur me rastin Dehari.

“Ai e ka fituar green card pak më herët pasi ka ndodhur rasti dhe jeton në Florida. Ka dyshime të mëdha, pastaj bartja e kamerave para policisë nga kryeinspektori i shkarkuar, që e cilëson si vetëvrasje”, shtoi ai në ATv.

Ndër të tjera, ai tha se janë shkarkuar shumë zyrtarë si të implikuar në rastin Dehari.

Madje, ai paralajmëroi edhe shumë shkarkime të tjera.

“Janë shkarkuar shumë të tjerë dhe do të vazhdojnë të shkarkohen edhe të tjerë. Sistemi i drejtësisë duhet ta japë verdiktin e tij pasi ka prova se djali është vra në burg”, shtoi ai.

Ai tregoi se ministria e Drejtësisë në momentin që e ka marrë vesh këtë çështje, më 7 dhjetor të vitit 2022, e ka lajmëruar rastin në prokurori.

Sipas tij, Prokuroria është duke u marrë me rastin, teksa u shpreh se asnjë informacion tjetër nuk e kanë si dikaster.

Sallahu, beson se rasti do të zgjidhet shumë shpejtë nga ana e sistemit të drejtësisë.

“Asnjë informacion nuk e kemi, sepse tash është në dorë të sistemit gjyqësor, ku bën pjesë prokuroria. Dhe është duke u hetuar rasti në plotëni. Besoj që rasti do të zgjidhet shumë shpejt, sepse konstatohet se tre persona e kanë pasur çelësin e laboratorit dhe njëri prej tyre mund të bëjnë ndonjë hyrje të paautorizuar me ndonjë person tjetër dhe t’i marrë mostrat. Faktet janë të qarta për t’u marrë në përgjegjësi këta persona”, u shpreh ai.

Tags: Rasti Dehari
ShareTweetShare
Previous Post

LDK: Nuk kemi ndërruar qëndrim sa i përket marrëveshjes finale me Serbinë

Next Post

Kryeministri Kurti pritet nga 30 ambasadorë të Këshillit të Evropës

Next Post

Kryeministri Kurti pritet nga 30 ambasadorë të Këshillit të Evropës

Lajmet e fundit

Zhduket një person në Ferizaj

Zhduket një person në Ferizaj

23/05/2025
A do zgjidhet ngërçi i bërllokut në Prishtinë? Nis takimi mes Komunës dhe “Pastrimit”

A do zgjidhet ngërçi i bërllokut në Prishtinë? Nis takimi mes Komunës dhe “Pastrimit”

23/05/2025
Krasniqi përkujton viktimat e masakrës së Dubravës: Drejtësia ende mungon

Krasniqi përkujton viktimat e masakrës së Dubravës: Drejtësia ende mungon

23/05/2025
Rritet përhapja e rriqrave, profesori këshillon të mos largohen me duar

Rritet përhapja e rriqrave, profesori këshillon të mos largohen me duar

23/05/2025
Reagon shoqëria civile për bllokadën në parlament: Kriza institucionale ka kaluar çdo kufi

Reagon shoqëria civile për bllokadën në parlament: Kriza institucionale ka kaluar çdo kufi

23/05/2025
Darka e punës e Kurtit me Kallas, ZKM del me komunikatë

Darka e punës e Kurtit me Kallas, ZKM del me komunikatë

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Zhduket një person në Ferizaj

Zhduket një person në Ferizaj

23/05/2025
A do zgjidhet ngërçi i bërllokut në Prishtinë? Nis takimi mes Komunës dhe “Pastrimit”

A do zgjidhet ngërçi i bërllokut në Prishtinë? Nis takimi mes Komunës dhe “Pastrimit”

23/05/2025
Krasniqi përkujton viktimat e masakrës së Dubravës: Drejtësia ende mungon

Krasniqi përkujton viktimat e masakrës së Dubravës: Drejtësia ende mungon

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.