Në qytetin e Prishtinës vëllai ka rrahë fizikisht motren tij, paraprakisht ata kishin një mosmarrëveshje verbale, dhe kjo çoi deri në sulm nga i dyshuari.
Viktima ka pranuar tretman mjeksorë.
I dyshuari është arrestuar menjëherë dhe pas intervistimit nga prokuorori i rastit është dërguar nga mbajtje.
Njoftimi i plotë:
“Prishtinë 27.05.2023-11:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale dyshohet se është sulmuar fizikisht nga vëllau i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e fundit të Policisë Kosovës.