Rastet kur personat përleshen fizikisht në vendin tonë nuk janë edhe të pakta, për të cilat raste Policia e Kosovës pothuajse raporton çdo ditë.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në Prishtinë, me ç’rast dy të dyshuar kanë therur me thikë një person.
Siç edhe e konfirmon Policia, viktimës i është nevojitur tretman mjekësor, për faktin se ka pësuar lëndime të rënda trupore, shkruan GazetaPapirus.
Me tu informuar lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të kap të dyshuarit.
Ndërsa, viktima fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë dhe pas një trajtimi jo edhe të gjatë nga mjekët është liruar për në shtëpi.
Menjëherë pas arrestimit, dy të dyshuarit lidhur me rastin janë dërguar në stacionin policor dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./GazetaPapirus/