Policia e Kosovës njofton se në Prishtinë një femër pasditen e djeshme ka raportuar se ka rreth një javë që nuk ka kontaktuar me viktimën mashkull kosovar i cili jetonte vetëm në shtëpi.
Bëhet e ditur se është hapur dera e shtëpisë së tij dhe është hasur viktima i shtrirë në tokë, ndërsa nga stafi mjekësor i emergjencës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.