Prishtinë: Arrestohen dy persona që dyshohet se e morën një kuletë që e kishte harruar një grua
Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra të cilët dyshohen se kanë vjedhur kuletën të cilën një grua e kishte harruar në një ulëse te objekti i komunës së Prishtinës.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, “gjatë shikimit të kamerave është bërë identifikimi dhe arrestimi i dy të dyshuarve meshkuj kosovar te të cilët gjatë kontrollit janë gjete paratë dhe dokumentet viktimës të cilat ju kanë kthyer asaj.”
Raporti i plotë:
SHPËRDORIM I PASURISË SË HUAJ NË BASHKËKRYERJENje
Bulevardi i Dëshmorëve, Podujevë 10.06.2023 – 18:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se përballë objektit të komunës së vjetër në një ulëse e kishte harruar kuletën në të cilën kishte pas para të gatshme, kartela bankare dhe disa dokumente personale. Gjatë shikimit të kamerave është bërë identifikimi dhe arrestimi i dy të dyshuarve meshkuj kosovar te të cilët gjatë kontrollit janë gjete paratë dhe dokumentet viktimës të cilat ju kanë kthyer asaj. Te njëri prej të dyshuarve është gjete dhe sekuestruar një mjet i mprehtë – thikë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.