Në Polici dje kanë përfunduar edhe një çift nga Prishtina, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e çiftit, ku pas një konflikti mes tyre, 42-vjeçari e ka sulmuar fizikisht viktimën, duke e goditur me shuplakë.
Pas denoncimit të rastit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion ku është intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje si i dyshuar për ‘Dhunë në familje’.