Prishtina dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit janë nikoqir të klinasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” sot me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Debatik Currit vjen nga një seri prej tri ndeshjeve pa fitore, me dy barazim dhe një humbje, kështu që synon t’i kthehet tri pikëve.
Në anën tjetër, ekipi i Armend Dallkut ka marrë fitoren e parë këtë sezon në ndeshjen e fundit dhe synon të vazhdoj me rezultate pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Prishtina: Kolaj; Bytyqi, Idrizi, Useini, Muja; Islami, Pefqeli; Kryeziu, Krasniqi, Hyseni; Blesa;
Dukagjini: Haxhihamza; Dallku, Basri, Hugo, Neziri; Shabani, Feka, Morina; Zulfiji, Mërlaku, Çyrbja.