Bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu ka përfituar financiarisht edhe nga Qeveria “Thaçi I”. Ministria e Punëve të Jashtme, në kohën e Hashim Thaçit, në vitin 2010 kishin financuar shkollimin e Sadriut në shumën rreth 9 mijë euro, shkruan Insajderi.
Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit i njohur në publik për skandale në ministri dhe sulme ndaj mediave, para disa vitesh kishte përfituar financiarisht nga Qeveria “Thaçi I”, e cila nga ai tash pas 12 vitesh po vlerësohet si kriminale e korruptuar.
Gazeta Insajderi, thotë se ka siguruar dokumentet se si shtetit ia ka paguar shkollimin Sadriut.
Në korrik të vitit 2010 Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka lidhur kontratë me Prindon Sadriun, që në atë kohë e mbante pozitën e Drejtorit për Marrëdhënie dy Palëshe dhe Organiziata Ndërkombëtare, për financimin e shkollimit të tij në shumën afër 9 mijë euro.
“Punëdhënësi i financon shpenzimet post-diplomike në vlerë prej 8910 në Europian Center for International me kërkesën e punëmarrësit për studime/specializime afatshkurtër, të cilat ndërlidhen me poliztën dhe fundisionin e zyrtarit”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Gazeta Insajderi.
Bazuar në këtë dokument të financimit të shkollimit të Sadriut, ai detyrohej që pas përfundimit të studimeve post-diplomike për dy vjet të ushtronte pozitën e tij në MPJ.
“Punëmarrësi, pas miratimit të kërkesës nga Punëdhënësi, obligohet që të ushtrojë pozitën e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme në periudhën prej 2 vite pas përfundimit të studimeve post-diplomatike”, thuhet në kontratë.