Ekipi menaxhues e ka prezantuar draft-statutin për Asociacionin në takimin që po mbahet mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq, kjo që ishte pikë e dytë e takimit që po mbahet në Bruksel.
Radio Evropa e Lirë raporton se pas prezantimit, është deklaruar edhe Danijella Vujiçiq, deputete në Kuvendin e Serbisë.
“Pas pesë vitesh patëm mundësinë të prezantojmë draftin e Statutit të Asociacionit. Përveç fjalës hyrëse që mbajta, kishim vetëm 30 minuta siç e kishte parashikuar BE-ja. Ishte e pamundur të prezantoheshin 67 nene dhe nëntë kapituj në 30 minuta, por përmes prezantimit arrita ta them këtë, tani është punë e madhe që delegacioni ta lexojë artikull për nen dhe palët të bëjnë vërejtje të caktuara.” -tha ajo para gazetarëve.
Vujiçiq nga Mitrovica e Veriut, është deputete nga radhët e Partisë Progresive Serbe që drejtohet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
Vlen të theksohet se në këtë ekip bëjnë pjesë edhe tre pjesëtarë të tjerë të komunitetit serb.