GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Pretendimi i Daçiqit: Gërvallës ia ndali mikrofonin Borrelli, të gjithë çohen prej karrige kur flet ajo

25/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Pretendimi i Daçiqit: Gërvallës ia ndali mikrofonin Borrelli, të gjithë çohen prej karrige kur flet ajo
Share on FacebookShare on Twitter

“Të gjithë çohen nga karriget e tyre kur flet (Ministrja e Jashtme e Kosovës) Donika Gërvalla”, ka pretenduar Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, duke folur në një intervistë për televizionin kryekëput propagandistik “Tv Pink”, siç e citoi RTV.

Madje Daçiq pretendon se në një takim të liderëve rajonalë në Bruksel, Donika Gërvallës “ia ka ndalur mikrofonin” Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Donika Gërvalla…kur flet të gjithë çohen nga karriget e tyre. Paraqitja e saj e fundit në Bruksel përfundoi me Borrellin duke ia ndalur mikrofonin. Nuk ndalon së sulmuari Serbinë, por sulmon edhe ndërmjetësit amerikanë dhe evropianë se s’i bëjnë presion Serbisë”, ka deklaruar ministri serb.

Ndërkaq për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Daçiq u shpreh se në Athinë shkoi me qëndrimin se “Kosova është Ukraina, Serbia është Rusia”.

Duke folur edhe për takimet e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me të gjithë të tjerët prezentë në Samitin e Athinës, Daçiq tha se ishte “tejet e rëndësishme për Serbinë” që ndodhi ashtu.

“Është shumë e rëndësishme që ta dëgjoni nga vetë zyrtarët ukrainas, sepse pavarësisht se keni deklaratat e disa deputetëve apo disa politikanëve në Ukrainë të cilët janë të udhëhequr nga një urrejtje e madhe ndaj Rusisë nga njëra anë, dhe fakti që Kosova po përpiqet të lobojë përmes tyre për një ndryshim të pozicionit të Ukrainës, do të thotë se qëndrime të tilla janë ende qëndrime individuale, dhe mendoj se ishte shumë e rëndësishme të kishim një takim me Zelenskiy-n”, tha Daçiq.

“Ukraina është një vend mik për ne, ne kurrë nuk kemi pasur probleme, na kanë ndihmuar kur ka pasur sanksione, kur ka pasur bombardime, dy popujt tanë janë shumë afër dhe ne e konsiderojmë tragjedi që ka pasur një konflikt midis Rusisë dhe Ukrainës; dhe dëshirat tona janë para se çdo gjë të bazohet në faktin që ajo të ndërpritet sa më shpejt dhe të përfundojë me bisedime dhe marrëveshje diplomatike”, tha Daçiq

Tags: Daçiçdonikadonimagervalla
ShareTweetShare
Previous Post

Rezervat e shtetit, Avokatura e Shtetit ushtroi padi më 2 gusht për kompaninë turke dhe atë polake

Next Post

Abazi i ashpër me Kurtin: Po i detyron ministrat të dalin me video kundër prokurorisë, ky është rrënim i demokracisë

Lajmet e fundit

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan

19/05/2025
Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

19/05/2025
Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

E trishtë në Prishtinë: Gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qeseje të zezë pranë deponisë së mbeturinave

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.