GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Presioni ndërkombëtar në rritje, Qeveria e cilëson të gabuar

05/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Ministria e Drejtësisë: Nesër nënshkruhet udhëzimi ku përkatësia etnike do të figurojë në certifikatën e lindjes
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria i ka cilësuar të gabuara masat e Bashkimit Evropian me qëllim të shtendosjes së situatës në veri. Një deputet i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi tha se vetëm presioni ndërkombëtar mbi Beogradin mund ta çojë situatën drejt zgjidhjes.

“ Presioni për Kosovën është i orientuar gabimisht, Kosova nuk po bën asgjë të pazakontë, nuk ka provokuar asnjë shtet, nuk ka pretendime territoriale, nuk është përzier në ndonjë punë të brendshme të ndonjë shteti, thjeshtë po përmbush detyrimet ligjore dhe kushtetuese në territorin e saj. Dmth cka ka këtu për t’u shtuar presion mbi institucionet e Kosovës. Prandaj konsideroj që perëndimi do të duhet të përdor levat që ka dhe mekanizmat institucional mbi Beogradin zyrtar për ta detyruar që ta zbatojë marrëveshjene Brukselit për normalizim të plotë, të qëndrueshëm dhe të mirëfilltë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.”, tha Rrustemi për RTV21.

Por përfaqësues të opozitës i kanë cilësuar masat e Bashkimit Evropian si pozitive. Elmi Reçica, deputet i Partisë Demokratike në opozitë tha se masat e BE-së janë një lloj sugjerimi për dalje nga kriza.
“Tash cfarë po veprojnë kët o institucionet tona, konkretisht kryeministri dhe presidentja janë duke e demtu atë se cfarë e kemi realizu deri tash , janë duke e sjellë në pikëpyetje dhe këtu është rreziku më i mad h i mundshëm. Këto janë pjesë të proceseve që do të duhej qeveria si kryenegociatore t’i ketë parasysh dhe nuk është dashtë farë të vijë te tre pikëshi i Bashkimit Evropian. Është dashur që procesi të zhvillohet aty ka mbetë e të mos bëhen veprime që janë bërë në Ohër ku realisht me marrëveshjen e arritur, qeveria na ka kthy prapa dhe tash po mundohet që përmes veprimeve që po i thellon gjithnjë e me shumë edhe krizën edhe partneritetin e lëkundur me shtetet mike, ka qenë dashtë të ketë kujdes atëherë.”, tha ai.

Por deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, si zgjidhje të vetme të situatës, e sheh shkarkimin e kryeministrit Kurti. Ajo tha konfirmimi i sanksioneve financiare nga BE-ja mund ta përballë Kosovën me një valë të re krize.

“Është dashur që kryeministri i Kosovës të ulet dhe të dakordohet me ShBA-të dhe Bashkimin Evropian. Ne si LDK për shkak të sanksioneve kemi marrë vendim që nuk do të marrim pjesë as në seanca, as në mbledhje të kryesisë. Gjendja është thjeshtë shqetësuese… sepse është pezullu një marrëveshje e cila, dmth marrëveshja e parë mes Kosovës dhe BE-së, është fjala për MSA-në, mirëpo në atë kohë ne vitin 2016, kjo parti e cila është në pushtet nuk e ka votu MSA-në, dmth është një marrëveshje nga e cila duhet të përmbushen të gjitha reformat për të hyrë më shpejtë në BE. Pastaj janë edhe pezullimi i mjeteve financiare nga IPA. Në vend se të del kryeministri dhe të tregojë që kemi pasur progres ne proceset integruese , ne cdo ditë presim sanksione nga BE.”

Në mesin e masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian është pezullimi i punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Po ashtu, është konfirmuar se Kosova ka mbetur jashtë granteve që Bashkimi Evropian për projektet në kuadër të kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor.

Tags: Ballkan Perendimorbe-jaKE-jaQeveria
ShareTweetShare
Previous Post

Këtë javë nisin gërmime në dy lokacione në Prishtinë, dyshohet se ka varreza masive

Next Post

Kurti iu jep zemër mërgimtarëve: Do të shihni se si edhe këtu mund të bëhet mirë sikur në vendet ku jetoni

Lajmet e fundit

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

23/05/2025
Zv.ministri i shkarkuar e kishte quajtur pravosllave familjen e Skënderbeut, Kurti kishte toleruar deformimin e historisë kombëtare

Zv.ministri i shkarkuar e kishte quajtur pravosllave familjen e Skënderbeut, Kurti kishte toleruar deformimin e historisë kombëtare

23/05/2025
Kërçeli: Kurti e Limaj kanë biseduar në 48 orët e fundit për të dalë nga ngërçi

Kërçeli: Kurti e Limaj kanë biseduar në 48 orët e fundit për të dalë nga ngërçi

23/05/2025
Rasti i kërcënimit të Osmanit, presidenca tregon se ende nuk është caktuar asnjë prokuror

Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës

23/05/2025

Për 10 ditë në Emergjencë, 13 therje me thika

23/05/2025
Konfirmohen dy raste me Linë e Majmunit në Shkup

Konfirmohen dy raste me Linë e Majmunit në Shkup

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

23/05/2025
Zv.ministri i shkarkuar e kishte quajtur pravosllave familjen e Skënderbeut, Kurti kishte toleruar deformimin e historisë kombëtare

Zv.ministri i shkarkuar e kishte quajtur pravosllave familjen e Skënderbeut, Kurti kishte toleruar deformimin e historisë kombëtare

23/05/2025
Kërçeli: Kurti e Limaj kanë biseduar në 48 orët e fundit për të dalë nga ngërçi

Kërçeli: Kurti e Limaj kanë biseduar në 48 orët e fundit për të dalë nga ngërçi

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.