Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendi i tij është i vetmi në Europë që s’i ka vendosur sanksione Rusisë dhe tha se për këtë ka presion të madh. Megjithatë, këtë presion ai e lë në vend të dytë, meqë “më i ashpëri” i vjen për çështjen e Kosovës.
Për t’i ndarë shqetësimet, ai është takuar me klerikët ortodoksë serbë për t’ia marrë mendimin edhe atyre. Madje, Vuçiq shkoi edhe më larg, duke thënë se vjeshta e këtij viti do të jetë “më e vështirë sesa viti 1945” i Luftës së Dytë Botërore.
“Sot se jemi në një situatë specifike për shkak të ngjarjeve në dhe për Kosovën, si dhe se për shkak të presionit më të ashpër. Do të jetë gjithnjë e më e vështirë të ruajmë interesat tona, sepse presionet do të jenë më të ashprat”.
Vuçiq i vajtoi edhe deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin, në lidhje me Kosovën.
“Që nga dita që presidenti rus tha se në çfarë e bazoi pushtimin e tij të Ukrainës në aspektin formal, ligjor dhe politik, të gjitha fuqitë perëndimore kanë punuar në këtë drejtim. Nyja Kosovë po zgjidhet shpejt, me qëllim që të largohet argumenti nga dora e presidentit të Rusisë”, tha Vuçiq në Presidencë në një takim me Patriarkun Porfirio dhe peshkopët.
Presidenti serb tha se “një kohë e vështirë po vjen për serbët”, prandaj atyre ju bëri thirrje për unitet.
“Koha më e vështirë po vjen, uniteti do të nevojitet më shumë se kurrë. Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për momentin dhe për këtë jemi nën presion të madh, që po na shkakton probleme. Këto probleme nuk janë të vogla dhe do të jenë edhe më të mëdha”, tha ai.
Udhëheqësi i shtetit, që shkaktoi gjenocidin në vendet e rajonit, u ankua për mungesë të paqes.
“Neve na mungon paqja, nuk e kërkojmë për vete, por për gjithë njerëzimin dhe e kërkojme atë nga Zoti, Serbia është në një situatë shumë më të vështirë se sa duket sot, por retë breshëri po fluturojnë mbi vendin tonë”.
Vuçiq me klerikët biseduan për më shumë se dy orë e gjysmë, njofton Tanjug.