Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar në Moldavi me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Takimi i saj u zhvillua në Moldavi, shkruan lajmi.net.
Në një postim në Tëitter, Osmani tha se këto kohë, janë periudha vendimtare për shtetet në aspektin e asaj se çfarë pozicionimi marrin.
“Në momentet kur ka rëndësi se ku qëndroni, unë i shpreha Presidentit solidaritetin tonë të plotë Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë. SlavaUkraina”, shkroi ajo. /Lajmi.net/