Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatovic, nga kumtesa e presidencës thuhet se presidentja Osmani përmes kësaj pjesëmarrjeje rikonfirmon përkushtimin tonë për miqësinë me Malin e Zi, shkruan Gazeta Metro.
Në një komunikatë të dërguar nga Presidenca e Kosovës, bëhet e ditur se presidentja Osmani do të jetë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri të Malit të Zi Jakov Milatoviq, ngjarja do të zhvillohet edhe përmes presidentëve të tjerë të rajonit të ftuar në këtë ceremoni të betimit.
Ajo gjithashtu do të marrë pjesë edhe në pritjen zyrtare të presidentit të sapozgjedhur.
Presidentja Osmani ka theksuar se kjo pjesëmarrje rikonfirmon bashkëpunimin në rrugën e përbashkët euro-latine të dy vendeve
Njoftimi i plotë:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, sot do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, z. Jakov Milatović.
Pas pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën presidenti Milatović pritet ta japë betimin, Presidentja Osmani, krahas homologëve të rajonit do të marrë pjesë edhe në pritjen zyrtare të presidentit të sapozgjedhur.
Presidentja Osmani ka theksuar se pjesëmarrja në këtë ceremoni është riafirmim i përkushtimit të vazhdueshëm për miqësi dhe bashkëpunim në rrugën e përbashkët euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi..