GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Presidentja Osmani priti përfaqësuesit e Rrjetit të Grave të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë

15/05/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Presidentja Osmani priti përfaqësuesit e Rrjetit të Grave të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot një grup të Rrjetit të Grave të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, të udhëhequra nga znj. Chantal Soucy, kryetare e Rrjetit të Grave Parlamentare, njëherësh nënkryetare e Asamblesë Kombëtare të Kebekut në Kanada.

Presidentja Osmani i uroi znj. Soucy 120-vjetorin e themelimit të Rrjetit të Grave parlamentare brenda Organizatës së Frankofonisë dhe shprehu mirënjohjen e Kosovës për kontributin të cilin kjo organizatë e ka dhënë në kultivimin dhe promovimin e vlerave frankofone nëpër botë.

Kosova si anëtare e kësaj organizate është aktive në promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë me vendet anëtare të Frankofonisë dhe kultivimin e vlerave të përbashkëta, të cilat i promovon kjo organizatë.

Ajo po ashtu shprehu kënaqësinë që, si pjesë e bashkëpunimit të shkëlqyer, të cilin institucionet e vendit tonë e kanë me këtë organizatë, sot në Kuvendin e Republikës po mbahet Seminari parlamentar i këtij rrjeti.

Presidentja dhe delegacioni i Rrjetit të grave të Asamblesë Parlamentare diskutuan edhe për kujdesin të cilin institucionet e Kosovës po e tregojnë për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë dhe përpjekjet që, krahas përkrahjes, të sigurohet edhe drejtësi për to.

“Serbia mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për krimet e kryera në Kosovë, përfshirë edhe krimet seksuale ndaj grave”, tha Presidentja Osmani.

Presidentja e njoftoi znj. Soucy edhe me përgatitjet për Forumin për Gruan, Paqen dhe Sigurinë, i cili sivjet do të mbahet për herë të dytë dhe e ftoi atë dhe gratë parlamentare te Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë që të marrin pjesë në të.

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, tha Presidentja, “shërben si instrument i rëndësishëm për promovimin e të drejtave të grave dhe përparimin e mëtejmë të pozitës së tyre në shoqëri dhe pjesëmarrje më të lartë në jetën institucionale”.

Znj. Soucy u shpreh e lumtur për vizitën dhe theksoi se do të vazhdojë të punojë për promovimin e mëtejmë të lirive dhe të drejtave të grave.

 

Tags: asambleja parlamentare e frankofonisePresidenca e kosovësrrjeti i graveVjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Dita Ndërkombëtare e Familjes, Krasniqi publikon foto me familjen e tij dhe i falënderon ata për përkrahjen

Next Post

Fillon takimi Bislimi – Petkoviq

Next Post
Fillon takimi Bislimi – Petkoviq

Fillon takimi Bislimi – Petkoviq

Lajmet e fundit

FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

21/05/2025
Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

21/05/2025
“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

21/05/2025
“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

21/05/2025
Rrahu një burrë në karnaval, kosovari dënohet me burg dhe dëbim nga Zvicra

Zvicra siguron, mbështet Kosovën për anëtarësim në Bashkimin Europian

21/05/2025
Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

21/05/2025
Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

21/05/2025
“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.