GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin Szunyog dhe një ekip të Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë

09/02/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin Szunyog dhe një ekip të Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin Szunyog dhe një ekip të Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, si dhe një ekip të zyrës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë të udhëhequr nga Nona Zicherman.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit ndërlidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili pritet të realizohet në Kosovë gjatë këtij viti, si dhe për procedurat që duhet të finalizohen për përfundimin e suksesshëm të tij. Duke folur për rëndësinë e veçantë të këtij procesi, Presidentja Osmani u shpreh se do ta mbështesë vazhdimisht atë duke potencuar rëndësinë e realizimit të tij, si dhe faktin që statistikat e përditësuara do të kontribuojnë po ashtu edhe në sigurimin e projekteve të shumta zhvillimore. Ajo shprehu besimin se ky proces do të gjej mbështetje nga të gjitha palët, duke qenë se është në dobi të të gjitha institucioneve dhe qytetarëve.

Takimi ka vazhduar me një diskutim të Presidentes Osmani me Ambasadorin Szunyog rreth miratimit të tri marrëveshjeve në kuadër të Procesit të Berlinit nga ana e Qeverisë së Kosovës. Presidentja Osmani e përshëndeti këtë vendim të Qeverisë dhe foli për rëndësinë që këto tri marrëveshje të ratifikohen sa më shpejt edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ajo theksoi se me ratifikimin e marrëveshjes për liri të lëvizjes, marrëveshjes për njohje të kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, si dhe marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, do të avancohet dukshëm liria e lëvizjes në Ballkanin Perëndimor.

Tags: osmaniSzunyog
ShareTweetShare
Previous Post

Konfirmohet miqësorja Partizani – Inter, ndeshja zhvillohet në Shqipëri

Next Post

Të huajt kamerierë në Shqipëri, sipërmarrësit: Janë më punëtorë dhe të sjellshëm

Next Post
Të huajt kamerierë në Shqipëri, sipërmarrësit: Janë më punëtorë dhe të sjellshëm

Të huajt kamerierë në Shqipëri, sipërmarrësit: Janë më punëtorë dhe të sjellshëm

Lajmet e fundit

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.