Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj në oborrin e Kuvendit të Kosovës, ku më pas vazhduan për në zyrën e Presidencës, raporton Ekonomia Online.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, teksa takimi mes dy presidentëve po zhvillohet me dyer të mbyllura.