Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dekoruar sot me urdhrin “Hero i Kosovës”, ish deputetin e Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Smajl Hajdarajn në 20 vjetorin e vrasjes.
Osmani ka thënë se liria e Kosovës nuk është e përmbushur pa zbardhjen e vrasjeve politike. “Do t`i dalim hakut heroit Smajl Hajdaraj, kur kryesit e veprës të dalin para drejtësisë!”, ka thënë Osmani.
Presidentja Osmani këtë vendim ia ka dorëzuar familjes Hajdaraj në një ceremoni solemne në kabinetin presidencial.