Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet të Bashkuara të Amerikës.
Osmani sot ka mbajtur një fjalim në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë në Washington D.C
Para të pranishmëve aty, Osmani u shpreh se me krenari është presidente e kombit më pro-amerikan në botë.
“Më e rëndësishmja, liria amerikane që kemi mbrojtur së bashku për të paktën 25 vitet e fundit. Pra, përsëri, falënderim në emër të popullit të Kosovës për qëndruar me ne në orët më të errëta, por gjithashtu për të mos na lënë vetëm kur arritëm sukseset e përbashkëta. Tani, ndërkohë që ka qenë një histori suksesi dhe më shumë se kaq, do të thoja, është një fitore e përsosur amerikane”,u shpreh ajo transmeton Klankosova.tv
Ajo theksoi se duhet të sigurohemi që së bashku ta mbrojmë paqen në botë.
“Duke siguruar që së bashku mbrojmë paqen në mbarë botën. Por tani, paqja në Ballkanin Perëndimor është shumë e brishtë për një arsye shumë të thjeshtë. Duhet të sigurohemi që tani që Presidenti Trump është përsëri në Shtëpinë e Bardhë, me formulën e tij “Paqe përmes forcës”, duhet të kemi Amerikën si një mik të fortë. Aleatët e vërtetë dhe gjithashtu të tregojmë udhëheqje të vërtetë amerikane për ata që po afrojnë Rusinë, Kinën dhe Iranin më afër rajonit tonë. Ndërkohë, Serbia ka ndërtuar lidhje të plota ushtarake, ekonomike dhe politike me Kinën. Rusia, ndërsa Kosova ka bërë të kundërtën, është e vetmja shtet në rajon që nuk është bashkuar me iniciativën kineze. E vetmja që ka kundërshtuar tërësisht ndikimin e keq ekonomik të Kinës, i cili nuk është ndikim ekonomik, por ka qëllime të ndryshme. E dyta, jemi një vend me një shkallë miratimi prej 98% për udhëheqjen amerikane, ndërsa vetëm 2% që përkasin natyrisht nga minoriteti serb besojnë vetëm 2% në vendin tonë që mund të bëhet një vend evropian me ndikim rus më të ulët në gjithë kontinentin evropian”, u shpreh e para e shtetit.
Në fjalim, Presidentja ka folur për rrugëtimin e popullit të Kosovës, sakrificen e gjatë, si dhe ndihmën e pakursyer amerikane drejt lirisë e pavaresisë.
Pjesë e kësaj ngjarje ka qenë edhe presidenti amerikan Donald Trump
Fjalimi i Presidentes në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë në Washington D.C
Faleminderit, të dashur, mirëmëngjes gjithëve.