Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 40 burra, gra e fëmijë të lagjes “Dardania” në Pejë, të vrarë nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë.
Osmani ka thënë se jemi të vendosur që kujtimin për ta dhe betejën për drejtësi të mos i ndalojmë asnjëherë
“Më 27 mars të vitit 1999, 40 burra, gra e fëmijë të lagjes “Dardania” në Pejë, u vranë barbarisht nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë. Sot i nderojmë të gjithë ata që u vranë në këtë ditë të trishtë dhe bashkëndjejmë me familjet e tyre. Ne jemi të vendosur që kujtimin për ta dhe betejën për drejtësi të mos i ndalojmë asnjëherë”, tha ajo./teve1.info