Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj.
Osmani theksoi se hegjemonia ruse nuk do të ketë sukses.
“Kosova qëndron me Ukrainën dhe njerëzit e saj, teksa po përballen me pasojat e një lufte të pa provokuar si rezultat i veprimeve të agresionit nga Rusia”.
“Do të bashkëpunojmë me aleatët tanë që të ndalim çfarëdo destabilizimi në rajonin tonë. Hegjemonia ruse nuk do të ketë sukses. Liria dhe demokracia do të mbizotërojnë”.