Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka folur rreth tërheqjes së 30% nga Trusti, e cila ka inkurajuar deputetët që të marrin një vendim e që mbron interesat afatgjata të qytetarëve.
Megjithatë, Osmani ka thënë se ky vendim i përket Kuvendit të Kosovës, derisa në presidencë arrin vetëm në formë Ligji nëse kalon.
“Sa i përket Trustit ky është vendim i Kuvendit të Kosovës, dhe dua t`i inkurajojë deputetët që të marrin një vendim i cili mbron interesin afatgjatë të qytetarëve dhe në momentin që ata e marrin vendimin që në formë Ligji nëse kalon do të vie te unë në presidencë për shqyrtim”, tha ajo.
Sipas propozimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale, duhet ta kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.
Ata që kanë deri në 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 në mijë – 20 për qind. Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind, dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind.