Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola përpara deputetëve ka thënë se rrugëtimi drejt udhëtimit pa viza për Kosovën ka qenë i mundimshëm, por tash jemi krenar pasi nga 1 janari i vitit 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa to
Metsola gjithashtu ka falenderuar Kosovën për mbështetjen në strehën ndaj Ukrainës dhe mbështetjen e vendit tonë në sanksionet e BE-së për Rusinë.
“Duhet ta theksojmë sa larg ka shkuar Kosova. Rrugëtimi drejt udhëtimit pa viza ka qenë i mundimshëm, por duhet të jemi krenar së bashku se nga janari i vitit të ardhshëm qytetarët e Kosovës do ta kenë edhe këtë liri. Demokracia, liria e shprehjes dhe sundimi i së drejtës janë vlera fundamentale që kjo shtepi e parlamentit qëndron fuqimisht”, tha Presidentja e PE-së.
Presidentja e PE-së gjithashtu ka folur edhe për ngjarjet e fundit në veri, duke theksuar nevojën e BE-së për de-eskalimimin dhe tejkalimin e krizave.
Metsola tha se Parlamenti Evropian mirëpret nevojën e Kosovës për të ndërmarrë hapa në qetësimin e tensioneve, duke bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë.
“Jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe pasojat që ngjarjet e fundit në vendin tuaj mund të kenë në stabilitetin e rajonit dhe nevojës së vazhdueshme të BE-së që të vazhdoj të theksoj dobitë e de-eskalimit dhe tejkalimit të krizave të tila. Rrugëtimi i Kosovës vazhdon dhe kjo shtëpi e mirëpret përpjekjen e vendit tuaj për tu ballafaquar me sfidat drejtëpërdrejtë, me nevojën për të ndërmarrë për të qetësuar tensionet, për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë. Ky parlament dëshiron të degjoj nga populli i Kosovës se si është më së miri të krijohet prosperiteti ekonomik, mundësitë, stabiliteti afatgjatë, ta vazhdojmë dialogun tonë në konsultim për të siguruar rezultate të prekshme për të gjithë”, tha Metsola para deputetëve në Parlamentin Evropian.