Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq, ka biseduar sot me Presidenten e Greqisë, Katerina Sakelaropoulou, e cila ka ripërsëritur se Greqia nuk e ndryshon qëndrimin e saj në lidhje me pavarësinë e Kosovës dhe vazhdimisht mbështet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE, transmeton Gazeta Papirus.
Duke folur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Sakelaropoulou theksoi se zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura deri më tani është i një rëndësie kyçe, duke përfshirë edhe formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.
Orliq theksoi se Prishtina shkel në mënyrë flagrante marrëveshjet e nënshkruara më parë dhe nuk pranon fare obligimet e saj, ndërsa Beogradi zyrtar mbetet mbrojtës i paqes, stabilitetit dhe dialogut, si e vetmja mënyrë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme, njoftoi Kuvendi i Serbisë, shkruan Danas.
“Ne do të vazhdojmë të insistojmë në formimin e menjëhershëm të komunave me shumicë serbe, duke respektuar të drejtat themelore të njeriut të serbëve në Kosovë dhe duke ruajtur sigurinë e tyre”, tha Orliq./Gazeta Papirus/