Presidentja dekoron me Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit shefin e EULEX-it
Shefi i EULEX-it në largim, Lars-Gunnar Wigermark, e ka vlerësuar pritjen e bërë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani i ka dhuruar atij Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit.
“Pas më shumë se tri vjetësh me EULEX-in, kjo është mënyra më e mirë për ta përfunduar mandatin tim”, është shprehur ai.
Sipas asaj që është raportuar, pasues i Wigermark te EULEX është caktuar Gjenerali i Karabinierëve, Giovanni Pietro Barbano.