Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, është takuar me Papa Leo XIV pas meshës së inaugurimit të tij.
Sipas mediave të huaja, Papa ka ofruar Vatikanin si vend për të pritur bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, transmeton Gazeta Papirus.
“Autoriteti dhe zëri i Selisë së Shenjtë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në përfundimin e kësaj lufte”, tha Zelenskyy, shkruan A2 CNN.
“Falënderojmë Vatikanin për gatishmërinë e tij për të shërbyer si platformë për negociata të drejtpërdrejta midis Ukrainës dhe Rusisë.
Ne jemi të gatshëm për dialog në çdo format për hir të rezultateve të prekshme. Ne e vlerësojmë mbështetjen për Ukrainën dhe zërin e qartë në mbrojtje të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, vijoi ai më tej.