Presidenti malazez, Jakov Milatoviq, ka deklaruar se shteti të cilin e drejton është i përkushtuar ndaj procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Ai, në një konferencë për media me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e ka përmendur refuzimin që i është bërë Malit të Zi nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të ndihmuar ky shtet fqinj në dialog.
“Ne mbështesim absolutisht dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”.
“Shpresojmë për një de-përshkallëzimin të tensioneve. Qëndrimi i Malit të Zi është i qartë, ne mbështesim dialogun”, tha ai, shkruan Vijesti.