Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka folur për situatën në veri të Kosovës në margjinat e Samitit të NATO-së në Vilinus të Lituanisë.
Ai ka thënë se shtetet anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta ndryshojnë këtë qëndrim të tyre.
“Katër anëtarë të NATO-s nuk e kanë bërë ende këtë. Kjo është një kontradiktë e paqëndrueshme. Ne po ftojmë Ukrainën për anëtarësim në NATO, por mes nesh ka ende nga ata që nuk do ta njohin ekzistencën e Kosovës”, tha Milanoviq.