Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelennsky, ka pasur një paraqitje në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka kërkuar të mbyllen portet për anijet ruse e të kufizohet ardhja e turistëve rusë.
Në fjalimin e tij para deputetëve shqiptarë, Zelennsky falënderoi shqiptarët për mbështetjen, e cila tha se i kujtoi Shën Terezën shqiptare, për të cilën tha se u shndërrua në simbol të humanizmit në botë.
Në kuvend, Shqipëria i premtoi Ukrainës gjithë ndihmën që ka mundësi, duke specifikuar mbështetjen me ngritjen e zërit në tryezën e NATO-s e në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Rama kujtoi se historia e Kosovës është ajo që i bën më të kuptueshëm në përjetimet e Ukrainës.
Kryeministri shqiptar tha se do të japin kontributin si shtet edhe në konferencën e donatorëve më 5 maj. Pas këtyre deklaratave, opozitari Sali Berisha kërkoi të anulohen vizat për rusët e të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike me Moskën.