Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, do të vizitojë Kosovën sot.
Kjo me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin që ai e udhëheq.
“Bach arrin sot në mbrëmje në Kosovë. Krahas tij, Kosovën e viziton edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Davide Tizzano, si dhe president të federata të sporteve ndërkombëtare, dhe personalitete tjera nga sporti botëror”, thuhet në komunikatë.
Me këtë rast, KOK organizon konferencë për media, e cila mbahet të hënën në një nga hotelet në Prishtinë, me fillim në ora 12:00.