Komisioni Evropian ёshtё shprehur i gatshëm qё tё punojë nё dosjen e aplikacionit tё Kosovёs pёr status kandidati nё Bashkimin Evropian, mirёpo nё mёnyrё qё puna tё fillojë, duhet pëlqimi i tё gjitha shteteve anёtare tё BE-sё.
Duke folur në seancën plenare të Parlamentit Evropian, Komesari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka pranuar se pёr shkak tё pesëshes mosnjohёse, ka probleme ligjore dhe kjo ndikon nё qasjen e institucioneve evropiane ndaj statusit tё Kosovës.
“Kosova ka aplikuar për anëtarësim dhe tash Presidenca suedeze është duke i shqyrtuar opsionet. Nga ana jonë ne jemi të gatshëm të kryejmë punën tonë, e kjo është të përgatisim mendimin për status kandidati por vendimi nuk na takon neve, Komisionit por Këshillit tё BE-sё“, ka shpjeguar komesari Varhelyi.
Presidenca suedeze, siç merret vesh akoma po punon nё gjetjen e formulës e cila do mundësojë dhënien e mandatit Komisionit Evropian qё tё nisё punёn nё opinion pёr gatishmёrinё e Kosovës qё tё bёhet shtet kandidat.
Angazhimi mё i madh, siç shpjegojnë zyrtarët e kёtushёm bёhet me shtete mosnjohёse tё cilat kanё fuqinё qё tё bllokojnё procesin. Mirёpo nga ana tjetёr ekzistojnë mundësitё procedurale qё kjo tё mundësohet e jodosmodoshmёrisht tё deklarohen pёrfaqёsuesit e pesëshes mosnjohёse por njёkohёsisht tё lejojnё procedurat nё lidhje me aplikimin e Kosovёs pёr status kandidati.
Koncensusi ku shtetet nuk kanё nevojё tё deklarohen doemos pro, por mjafton mos të jenё kundёr ёshtё, sipas shumё burimeve, formula ideale qё tё çohet tutje aplikimi i Kosovës pёr BE.
Mirёpo, siç nёnvizojnё zyrtarёt e kёtushёm, nё mёnyrё qё tё inkurajohen shtetet mosnjohёse nё kёtё drejtim, janё tё nevojshme ato qё cilësohen sinjale pozitive e qё kryesisht kanё tё bёjnё me dialogun me Serbinë. Andaj edhe mendohet se lёvizjet nё dialog njёkohёsisht mundёsojnё edhe lëvizjet pozitive me aplikim.
Njё mesazh tё ngjashëm sot e përcolli edhe komesari Varhelyi i cili porositi se „Rruga evropiane e Kosovës, sikur edhe ajo e Serbisë, shkon përmes dialogut dhe zbatimit të marrëveshjeve“.