Shefi i stafit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pasi BIA serbe ka marrë në pyetje gazetarin Adriatik Kelmendi.
Vela ka thënë se ky veprim i shtetit serb ndaj gazetarit të Kosovës është një shebull se si regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq minon lirinë e lëvizjes për kosovarët.
”Ngacmimi i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë ndaj gazetarit të Kosovës Adriatik Kelmendi është një shembull se si regjimi i #Vuçiqit minon lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës. Natyrisht, diskriminimi dhe masat arbitrare janë fytyra e vërtetë e një fasade të quajtur “Ballkani i Hapur””, ka shkruar Vela në Tëitter.
Po ashtu në lidhje me ndalimin e Kelmendit nga BIA serbe, ka reaguar rrjeti i pajtimit KOMRA, e cila i ka bërë thirrje BIA-s në Serbi që t’i ndërpresë punët dhe veprat, të cilat sipas këtij rrjeti rrezikojnë lirinë e shprehjes politike, lirinë e qarkullimit dhe aktivizmin në fushën e ballafaqimit rajonal me të kaluarën dhe me pajtimin