Presidenca e Kosovës ka publikuar fotografi të mafiozit serb, Milan Radoicic në një tubim në Rashkë në tetor të këtij viti, bashkë me Listën Serbe dhe presidentin serb, Aleksandar Vucic, shkruan Gazeta Metro.
Kryeshkëshilltari i Vjosa Osmanit, Blerim Vela, teksa ka publikuar këto fotografi të Radoicicit në tubimin e Vucicit, ka thënë se ai është instrument i regjimit të Vucicit për të kryer aktivitete kriminale.
“Radoiçiq, kreu i grupit kriminal në veri të Kosovës, është instrument i regjimit të Vuçiqit të Serbisë për të kryer aktivitete kriminale, politike dhe destabilizuese në Kosovë”, ka shkruar Vela.
Aty shihet edhe ministri i Qeverisë Kurti, Goran Rakic.
Prezenca e Radoicic në takimin me Vucic kishte ndodhur pikërisht në kohën e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri.
Milan Radojcic, nënkryetari i Listës Serbe, ndodhet në listën e personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Emri i tij është i njohur në Kosovë si ‘kokë e krimit’ në Veri.