Nga presidenca e Kosovës kanë reaguar pas incidenteve në veri, dhe dyshimeve se atje pati shkrepje armësh e shpërthime në zyret e KQZ-së.
Këshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Serbia po nxitë strukturat e saja ilegale për të kryer këto sulme.
Sipas tij, ky është një sulm direkt ndaj procesit demokratik dhe sundimit të ligjit.
Postimi i plotë i Velës:
Serbia ka nxitur strukturat e saj ilegale për të sulmuar Zyrën Komunale të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut.
Ky është një sulm ndaj procesit demokratik dhe sundimit të ligjit, çifteve me fushatë agresive frikësuese kundër serbëve të Kosovës që janë regjistruar për të kandiduar në zgjedhjet në veri të Kosovës.