Blerim Vela, shefi i kabinetit në stafin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ndër të tjera u shpreh se mban pak shpresa për e arritjen e një marrëveshjeje normalizimi me Kosovën, me pushtetin aktual që është Prishtinë.
Sipas Velës, ka kaluar koha kur Beogradi vendoste se kush drejton institucionet e Kosovës.
“Vuçiq aludon se me një lidership tjetër në institucionet e Kosovës, ai do të mund ta arrinte normalizimin. Megjithatë, koha kur Beogradi vendoste se kush drejtonte institucionet e Kosovës ka kaluar”, shkroi Vela në Twitter.
“Përpjekja e Vuçiqit dhe Radoiçiqit për të destabilizuar institucionet e Kosovës do të pengohet dhe ndalet”, ka thënë ai.