Nga Presidenca e Kosovës i kanë reaguar ish-kryeministrit Avdullah Hoti pasi që ky i fundit e quajti “të papërgjegjshme” presidenten Osmani pas një deklarate të saj ku tha se është cënuar rendi kushtetues i Kosovës kur është pranuar moratoriumi 1-vjeçar në Uashington.
Kryekëshilltari i presidentes, Blerim Vela, me anë të një postimi në Twitter, e ka quajtur Hotin të papërgjegjshëm duke thënë se janë pikërisht politikanët si ai, që sipas Belës kanë kërcënuar rendin kushtetues të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Madje sipas tij, Hoti është një politikan i paditur me të cilin “nuk shtyhen përpara raportet me SHBA-të”.
Postimi i plotë nga Vela në Tëitter:
Rendi kushtetues nuk është cenuar nga Zyra Ovale por nga politikanë të papërgjegjshëm si Hoti. Nga kryeministri jokushtetues i Kosovës nuk mund të presim respektim te Kushtetutës dhe të drejtës së patjetërsueshme të Kosovës për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare. Derisa ai ia ka fikur dritat politikës së jashtme, Presidentja e ka kthyer në binarë atë duke e forcuar aleancën me SHBA-të. E gjithë kjo është arritur pa bërë kompromis me kapësit e shtetit dhe pa shtyrë përpara ide të dëmshme për vendin. Raportet me SHBA-të nuk shtyhen përpara nga politikanë të tillë të papërgjegjshëm dhe të paditur, por nga përfaqësues që mbrojnë aleancat tona dhe interesat e shtetit të Kosovës njëkohësisht.