GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Presidenca çeke: Po përpiqemi të arrijmë marrëveshje për vizat sa më shpejtë të jetë e mundur

17/11/2022
në Ballina, Ekskluzive, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Presidenca çeke: Po përpiqemi të arrijmë marrëveshje për vizat sa më shpejtë të jetë e mundur
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi punues i Bashkimit Evropian për viza, ende nuk e ka kaluar propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Presidenca e këtij shtetit ndër tjerash, ka thënë se nuk do të ndalen deri tek gjetja e një kompromisi të favorshëm për Kosovën për liberalizim.

Ani pse Spanja e Sllovakia kanë dërguar vërejtjet e tyre tek Çekia, që kryeson me Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, kjo nuk ka shuar të gjitha shpresat që liberalizimi i vizave të ndodh në fund me 1 dhjetor 2023.

Të paktën kështu ka thënë Përfaqësuesja e Presidencës Çeke në këtë institucion të rëndësishëm të BE-së.

“Negociatat për liberalizimin e vizave për Kosovën po vazhdojnë. Presidenca çeke mori disa reagime për propozimin, kështu që ka ende disa pyetje që duhen sqaruar. Ne patjetër po punojmë shumë dhe ende shpresojmë se do të jemi në gjendje të bëjmë një kompromis të mirë edhe për Kosovën dhe BE-në. Fatkeqësisht, nuk mund të flas as për shtetet anëtare konkrete dhe shqetësimet e tyre dhe as për hapat e ardhshëm që do të vendosim, pasi kjo mund të ndikojë në përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur për Kosovën”, thuhet në përgjigjen e Presidencës çeke.

E për shtyrjen edhe për një muaj tjetër, të vendimit që Kosovës i heq regjimin e vizave, presidenca çeke nuk e ka konfirmuar ende një gjë të tillë.

Megjithatë, nga zyra e Besnik Bislimit shprehen optimist se ky proces do të përfundoj së shpejti.

 

Kosova i ka plotësuar kriteret dhe kërkojmë që ky vendim të merret sa më shpejt. Ne shpresojmë që të ketë konsensus të plotë mes shteteve anëtare dhe të riafirmohet qëndrimi i mëhershëm i Komisionit dhe Parlamentit Evropian. Çështja vazhdon të jetë në procedurë në Grupin teknik të vizave, që pritet të takohet sërish javën tjetër. Presidenca Çeke po punon intenzivisht me shtetet anëtare për të adresuar shqetësimet e tyre”, ka deklaruar Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Ne ndërkohë, anëtarë të shoqërisë civile, thonë se rasti i vizave për Kosovën, stimulon shtetet anëtare të vendosin në të ardhmen në bazë të parapëlqimeve politike.

“Tani kemi të bëjmë me vendime politike që iu jep mundësi vendeve anëtare të votojnë në bazë të parapëlqimeve politike dhe paragjykimeve politike, e jo bazuar në faktet teknike që tregohen qartë nga Komisioni Evropian që Kosova i ka përmbushur tash e disa vite më parë. Kjo madje mund të krijojë një lloj averzioni ndaj vendimmarrjes së BE-së dhe BE-së si institucion supranacional, pasi legjitimiteti i BE-së varet edhe nga shpërblimi që u ipet vendeve kur ato shënojnë progres  në fusha të caktuara” ka thënë Arbër Fetahu nga GLPS.

Propozimi i Çekisë, ishte që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhej me funksionalizimin e sistemit të udhëtimit ETIAS, siç kërkoi Franca, por që data e fuqizimit të vendimit të jetë jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023.

Ky propozim kishte kaluar në të ashtuquajturën procedurë të heshtur, që të gjitha shtetet anëtare të BE-së, t’i paraqesin vërejtjet e tyre.

Në rast se nuk do të kishte vërejtje, atëherë do të kalonte për miratim ky propozim tek ambasadorët e BE-së, mirëpo kjo u prish nga Spanja e disa shtete tjera.

Tags: kosovavizat
ShareTweetShare
Previous Post

9 këshilla që fëmija juaj të ushqehet shëndetshëm

Next Post

Rrëzohet helikopteri në Meksikë, vdesin pesë persona

Next Post
Rrëzohet helikopteri në Meksikë, vdesin pesë persona

Rrëzohet helikopteri në Meksikë, vdesin pesë persona

Lajmet e fundit

Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Faton Peci lirohet në procedurë të rregullt

27/05/2025
Faton Peci u intervistua si i dyshuar, Gërvalla sulmon Prokurorinë Speciale: Inskenim i Blerim Isufajt

Faton Peci u intervistua si i dyshuar, Gërvalla sulmon Prokurorinë Speciale: Inskenim i Blerim Isufajt

27/05/2025
Aktori “Sulejmani i Madhërishëm” dënohet me burgim me kusht për protestat në Gezi

Aktori “Sulejmani i Madhërishëm” dënohet me burgim me kusht për protestat në Gezi

27/05/2025
Djali i Jakup Krasniqit: Haxhiun s’e votoj në asnjë formë – VV-ja e ka bllokuar konstituimin e kuvendit

Djali i Jakup Krasniqit: Haxhiun s’e votoj në asnjë formë – VV-ja e ka bllokuar konstituimin e kuvendit

27/05/2025
Shtohet numri i fëmijëve me probleme në zemër, shkak pijet energjike

Shtohet numri i fëmijëve me probleme në zemër, shkak pijet energjike

27/05/2025
Avokati Çerkini: Bekim Hoxha po intervistohet nga hetuesit e krimeve ekonomike në rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore

Avokati Çerkini: Bekim Hoxha po intervistohet nga hetuesit e krimeve ekonomike në rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore

27/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Faton Peci lirohet në procedurë të rregullt

27/05/2025
Faton Peci u intervistua si i dyshuar, Gërvalla sulmon Prokurorinë Speciale: Inskenim i Blerim Isufajt

Faton Peci u intervistua si i dyshuar, Gërvalla sulmon Prokurorinë Speciale: Inskenim i Blerim Isufajt

27/05/2025
Aktori “Sulejmani i Madhërishëm” dënohet me burgim me kusht për protestat në Gezi

Aktori “Sulejmani i Madhërishëm” dënohet me burgim me kusht për protestat në Gezi

27/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.