GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Prej ushtar serb në Rashkë, Nikolla Radomiroviq emërohet drejtor në kabinetin e Lulzim Hetemit

08/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Prej ushtar serb në Rashkë, Nikolla Radomiroviq emërohet drejtor në kabinetin e Lulzim Hetemit
Share on FacebookShare on Twitter

Dje e pardje raportuam për Radojica Radomiroviqin, ish-pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave edhe gjatë kohës së luftës së llahtarshme në Kosovë. Sot po raportojmë për të birin e tij, Nikollën. Babë e bir del se kanë dy gjëra të përbashkëta – shërbimin në ushtrinë serbe në të kaluarën e tyre, dhe shërbimin në të tashmen në institucione të Republikës së Kosovës gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

I biri i Radoica Radomiroviq, Zëvendës-Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nikola Radomiroviq, u emërua nga Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, drejtor në njërën nga drejtoritë komunale. Kështu kishte njoftuar më 4 korrik Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Nga sot, Violeta Sakiç, Nikolla Radomiroviq, Nenad Radosavljevic dhe Miroslav Minic do të jenë pjesë e kabinitetit të Kryetarit Lulzim Hetemi,” – pati njoftuar ministër Elbert Krasniqi.

Nikolla Radomiroviq, siç ka kuptuar Nacionale nga burimet e saj, ndryshe (por edhe njëjtë) nga babai i tij, ishte (deri kohëve të fundit para se të bëhej pjesë e kabinitetit të Hetemit) pjesëtar i Ushtrisë së Serbisë, përkatësisht i Brigadës së 4’të ushtrisë tokësore, njësi kjo e vendosur në Kazermën e Rashkës.

Por, kjo nuk i ka penguar Qeverisë e Kosovës, Ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit, e as Kryetarit të Leposaviqit që është i partisë Vetëvendosje, Lulzim Hetemit, që pjesëtari tash i kabinitetit të qeverisjes së këtij të fundit, të ketë qenë edhe pjesëtar profesional i ushtrisë serbe, njësiti i të cilit është i vendosur në Kazermën e Rashkës, mu matanë territorit të Republikës së Kosovës, përkatësisht Komunës së Leposaviqit, rreth 20 kilometra distancë.

Nacionale ka biseduar me Nikolla Radomorivicin se a është më pjesë e ushtrisë serbe dhe kur e ka lënë ushtrinë. Se ka qenë pjesë e ushtrisë serbe, ai as vet nuk e mohon.

Na thotë se ka qenë pjesë e ushtrisë serbe “deri kur u bëra drejtor” në Komunën e Leposaviqit, e një rresht më posht na thotë se kam “shërbyer në 2021”.

Nacionale ia shtron pyetjen “a ke shërbyer deri më 2021, në 2021, apo nga 2021?”, por ai na thotë “ju dhash përgjigje të mjaftueshme, kam përkushtime tjera”, dhe nuk kthen më përgjigje.

Biseda me Radomiroviq:

Nacionale: Tani që jeni pjesë e njërës prej drejtorive në komunën e Leposaviqit të udhëhequr nga Lulzim Hetemi, po ju shkruaj për t’ju pyetur nëse jeni ende pjesë e Ushtrisë Serbe (Brigada e 4-të e Armatës, njësi e vendosur në Kazermën e Rashkës).

Radomiroviq: Jo nuk jam në ekip.

Nacionale: Kur e keni lënë ushtrinë serbe dhe keni qenë pjesë e ushtrisë serbe deri vonë?

Radomiroviq: Kam shërbyer në ushtri. Para se të bëhesha pjesë e drejtorisë.

Nacionale: A mund të na tregoni datën kur e latë ushtrinë? Para sa kohe?

Radomiroviq: Kam shërbyer në 2021. Shpresoj t’ju kam dhënë përgjigje të mjaftueshme. Më falni, kam angazhime të tjera.

Nacionale: Pra, ju thoni se keni shërbyer në 2021, nga 2021, apo deri në 2021?

Pas kësaj pyetje të fundit, Nikolla Radomiroviq nuk ka kthyer më përgjigje.

Kujtojmë se ditë më parë Nacionale raportoi edhe për Zëvendës Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomirovic, i cili kishte shërbyer në ushtrinë serbe në Kazermën e Mitrovicës në vitet 1998-1999, por ky i fundit mohon se ka marrë pjesë “në operacione luftarake” teksa pranon se “po, kam qenë pjesëmarrës në luftë”.

Tags: Hetemiveriuvrasje
ShareTweetShare
Previous Post

‘Në qeveri kanë vend vetëm ata që i nënshtrohen Kurtit përmes komandave të Dejona Mihalit’

Next Post

Haziri ia numëron Kurtit vendimet e mëdha për Kosovën: Çka do të na lini ju pas?

Next Post
Lutfi Haziri: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues u prezantua edhe më 2017 në Prishtinë

Haziri ia numëron Kurtit vendimet e mëdha për Kosovën: Çka do të na lini ju pas?

Lajmet e fundit

Kallas në Prishtinë: BE ka nisur t’i heqë masat gradualisht

Kallas në Prishtinë: BE ka nisur t’i heqë masat gradualisht

22/05/2025
Vdes nga sulmi kardiak derisa ishte duke shkuar për të marrë ndihmë mjekësore

Vdekja e gruas në Durrës, mjeku: Pacientja erdhi në gjendje të mirë, pësoi arrest kardiak mëngjesin tjetër

22/05/2025
Duhet t’i nxjerrim autorët para drejtësisë

Osmani: Ahtisaari ishte zë i fuqishëm – na mësoi se drejtësia ekziston

22/05/2025
Analistët komentojnë “ofertën” e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

“Kosova shpejt do ta ketë shumicën parlamentare” – çka po paralajmëron Limaj?

22/05/2025
Ky është personi i arrestuar për kanosje në Shtime, publikoi foto me mbishkrime kërcënuese

Arrestohet një person për kanosje ndaj institucioneve të Kosovës dhe zyrtarëve të tyre

22/05/2025
“Dita e Çlirimit” – Shoqatat e dala nga lufta refuzojnë çdo organizim me Qeverinë

OVL UÇK: Në Burgun e Dubravës në vitin 1999-në u pushkatuan mizorisht shqiptarët nga forcat serbe

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kallas në Prishtinë: BE ka nisur t’i heqë masat gradualisht

Kallas në Prishtinë: BE ka nisur t’i heqë masat gradualisht

22/05/2025
Vdes nga sulmi kardiak derisa ishte duke shkuar për të marrë ndihmë mjekësore

Vdekja e gruas në Durrës, mjeku: Pacientja erdhi në gjendje të mirë, pësoi arrest kardiak mëngjesin tjetër

22/05/2025
Duhet t’i nxjerrim autorët para drejtësisë

Osmani: Ahtisaari ishte zë i fuqishëm – na mësoi se drejtësia ekziston

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.