Dy rusët që thonë se e kanë mashtruar kryeministrin Albin Kurti, duke e bërë të mendonte se po bisedonte me presidentin leton, në një moment e kanë pyetur atë në lidhje me protestat në Beograd.
“Çfarë mendoni për protestat në Beograd? Mendoj se shumë njerëz nga shtetet perëndimore janë të gatshme për ta larguar Vuçiqin nga pozita e tij” – thotë njëri nga rusët.
Kurti përgjigjet: “Po, por opozita demokratike në Serbi, në formën e kësaj lëvizjeje masive studentore, nuk është duke marrë përkrahje të mjaftueshme nga BE-ja dhe ShBA-ja. Ato duhet t’i përkrahin ata (protestuesit) më shumë.”
Më pas, kryeministri pyetet: “Atëherë cili është propozimi juaj, si të zgjidhet çështja?”
Kurti ia kthen: “Propozimi është që të hiqet qafe regjimi në Serbi, i cili është pro-rus dhe Serbia ta njohë Kosovën. Serbia duhet ta njohë Kosovën, por nuk kap presion të mjaftueshëm nga Perëndimi ndaj Beogradit për këtë.”