Ish analisti, Xhevdet Pozhari, tashmë këshilltar i ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, ka ironizuar me protestën e PSD-së, si dhe me deputetin e PDK-së, Hisen Berisha.
Pozhari ka shkruar se Hisen Berisha i shpenzoi 100 euro, për karburante që të marr pjesë në protestë, duke e pyetur se me cilën vetur ka ardhur në protestë.
Kujtojmë se PSD, sot protestoi kundër marrëveshjes së Ohrit, e specifikisht kundër Asociacionit të Komunave Serbe, përçka Kurti u pajtua në Bruksel e Ohër.
Postimi i plotë i Pozharit:
“Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, i paska shpenzuar edhe sot 100 euro për karburante që të merr pjesë në protestë.
Kështu kontribuohet për shtetin. Bravo, Hisen!
Me cilën veturë erdhe?”