Analisti Xhevdet Pozhari ka thënë se djali i tij përveç agjërimit, ka kërkuar nga i ati të shkoj edhe në namazin e Teravisë.
Kërkesën e djalit, Xhevdet Pozhari, thotë se e lejoi meqenëse siç shkroi ai, i biri vazhdon të jetë i suksesshëm në shkollë.
“Djali im, Margaritari nga sonte, përpos agjërimit, kërkoi të shkojë në namazin e teravisë. Meqenëse vazhdon të jetë i suksesshëm në shkollë, e lejova”, ka shkruar në Facebook Pozhari, i cili i bën thirrje hoxhallarëve që në Ramazan duhet të insistojnë që rinia të shkollohet.
E ndaj këtij publikimi të Pozharit ka reaguar veprimtari i shquar dhe njëri nga themeluesit e LPK-së, Ibrahim Kelmendi, i cili tha se ajo çfarë ka shkruar Pozhari “ është kriminalitet ordiner”, nëse djali i Pozharit është nën 18 vjeç, transmeton lajmi.net.
“Kriminalitet ordiner, nëse djali është nën moshë 18-vjeçare”, Mos po të ngjan se e ke pronë që mund t’ua dorëzosh hoxhallarëve për ta indoktrinuar?! MALLKIM!”, ka komentuar Kelmendi
E duke mos e lënë me kaq, Pozhari i është kundërpërgjigjur Kelmendit duke i thënë “Pse frikësohesh kaq shumë nga shtëpia e Zotit?”./Lajmi.net/