GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Potera i LVV-së: Qeveria e ka huqur cakun, aktivistët s’duhet të jenë servilë

23/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Ajet Potera është i pakënaqur me qeverisjen aktuale në këtë qytet, por edhe me qeverisjen qendrore.

Ai ka shprehur zhgënjimin e tij, duke thënë se qeverisja lokale dhe qendrore “e kanë huqur shumë cakun”.

“Ndryshimi nuk nënkupton vetëm fjalë të mira por vepra të mira. Nuk nënkupton vetëm ankesa por veprim. Nënkupton guxim ndaj sfidave përpara”, ka shkruar Potera në Facebook.

“Disa si në qeverisje lokale ashtu edhe qendrore, duhet shpejt dhe shpeshherë të kalibrojnë, ratifikojnë shënjestrat sepse e kanë huqur shumë cakun”, shkruan ai.

Potera ka disa këshilla edhe për aktivistët e subjektit politik të cilin i takon edhe vetë.

“Një aktivist politik pavarësisht në cilën parti është nuk duhet që të jetë aq shumë servil e i dëgjueshëm”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Ajet Poterës:

Kur u ndryshua qeverisja në Komunën e Podujevës ndërgjegja qytetare e komunës sonë reflektoi nivel të lartë politik, duke na ofruar e mundësuar marrjen e përgjegjësive, duke na besuar që të sendërtojmë rregullsi në jetën praktike. Ishte momenti, ishte fryma për ndryshim rrënjësor. Ishte gatishmëria qytetare për të kthyer atë vend për së mbari, për vendosjen e ligjshmërisë, e deshën atë ndryshim, më shumë se vet qeverisja, prandaj edhe e votuan!

Ata deshën të kenë institucione që i bën qytetarët të ndihen të organizuar, të realizojnë të drejtën e tyre që parashihet me ligje, të realizojnë projekte për lagjen e fshatin e tyre pa dallim, të ndihen e të trajtohen të barabartë. Donin ndryshime rrënjësore në arsim e shëndetësi, në siguri e bujqësi e gjithsesi në administratë. Për qytetarët llapjanë ndryshimi ka qenë i shumë pritur e i mirëseardhur. Qytetari Llapjan e dha provimin si shpeshherë kur e ka kërkuar nevoja.

Por jo, nuk ndodhi ndryshimi i shumë pritur, diçka shkoi keq dhe qeverisja u kthye prapë në binarët e vjetër.

Pse?

Qytetari Llapjan e meriton të realizojë çdo ëndërr që ju është mohuar nga kushdo qoftë. Nuk guxon nga asnjë përfitues, abuzues, kriminel, keqpërdorues e lere më nga administrata të trajtohen padrejtësisht.

Kemi shpresë ende me nivelin Qendrorë dhe nuk kisha dashur kurrë që kjo të ndodh njejtë me qeverisjen Qendrore.

Mos të lejojmë të na ikë nga dora ndryshimi për të cilin populli ka votuar. E ne jemi zotuar e kemi premtuar shumë e jemi hyrë në obligime.

Ndryshimi nuk nënkupton vetëm fjalë të mira por vepra të mira. Nuk nënkupton vetëm ankesa por veprim. Nënkupton guxim ndaj sfidave përpara.

Disa si në qeverisje lokale ashtu edhe qendrore, duhet shpejt dhe shpeshherë të kalibrojnë, ratifikojnë shënjestrat sepse e kanë huqur shumë cakun.

Një aktivist politik pavarësisht në cilën parti është nuk duhet që të jetë aq shumë servil e i dëgjueshëm. Subjekti ka nevojë për aktivistë të zëshëm e kritik, jo veç çka ju servohet, e veç numër (kjo është njejtë sikur luftëtari në betejë në istikame nuk shkrep asnjë plumb dhe ruhet mos të plagoset e mos të vritet. Kurse në poligon të gjuajtjeve bëjnë kërdinë).

Populli votoi për ndryshim me plot kuptimin e fjalës.

Tags: PoteraPozitevv
ShareTweetShare
Previous Post

Autobusi nga Kosova përplaset në një pemë në Vlorë

Next Post

Fejesë dhe dasmë? Dagz flet për planet me Einxhel

Next Post

Fejesë dhe dasmë? Dagz flet për planet me Einxhel

Lajmet e fundit

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

21/05/2025
Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.