50’ Zvicra ka pësuar edhe golin e tretë përballë Portugalisë, ku për të dytën herë sonte shënoi Goncalo Ramos.
46’ Ka nisur pjesa e dytë në mes Portugalisë e Zvicrës ku portugezët po udhëheqin me dy gola epërsi ndaj zviceranëve të shënuar nga Ramos e Pepe.
45:00 Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 2-0 në të mirë të Portugalisë. Golat në pjesën e parë u shënuan nga Ramos e Pepe, njëra në minutën e 17-të dhe tjetra në të 33-tën. Zvicra pati disa gjysmë raste por nuk arriti t’i konkretizoj ato në gol.
42’ Ramos pati një shans të mirë për ta shënuar golin e tretë për Portugalinë sonte, por goditja e tij u ndal nga Sommer duke e dërguar topin në korner.
33’ Portugalia ka dyfishuar epërsinë ndaj Zvicrës. Në minutën e 33-të ka shënuar Pepe pas një harkimi nga këndi, ku i vetëm u shkëput në ajër për ta dyfishuar rezultatin.
30’ Ka kaluar gjysmë ore lojë në stadiumin “Luisal Iconic Stadium”, ku portugezët po vazhdojnë të kenë epërsinë prej një goli që nga minuta e 17-të e takimit. Zvicra po tenton disa kundërsulme por nuk po arrin që ta rrezikojë portën e Portugalisë.
21’ Portugalia po vazhdon të sulmoj edhe pas golit të parë të shënuar ndaj Zvicrës. Ishte Otavio ai që tentoi ta mposht portierin Sommer nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit.
17’ Portugalia ka kaluar në epërsi me anë të Goncalo Ramos, i cili shënoi një gol të bukur në atë që quhet si “këndi i vdekur”.
https://twitter.com/Evansmuli13/status/1600211785050718208?s=20&t=22P-bGsorLBicvXd5c897g