GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Showbiz

Portieri profesionist ka hyrë në finalen e Eurovizionit dhe gjendet në Torino – ai ka pozuar edhe me fanellën nr 1 të Juventusit

13/05/2022
në Showbiz, Sport
Koha e leximit:2 mins read
Portieri profesionist ka hyrë në finalen e Eurovizionit dhe gjendet në Torino – ai ka pozuar edhe me fanellën nr 1 të Juventusit
Share on FacebookShare on Twitter

Në finalen e nesërme të Eurovizionit në Torino, gjithsej 25 shtete do të luftojnë për të fituar ‘Mikrofonin e kristaltë’, mes të cilëve edhe Belgjika, e cila do të përfaqësohet nga një futbollist profesionist.

Ky shtet ka fituar vetëm një herë në Eurovizion, me këngën “Je t’aime la vie” të Sandra Kim dhe këtë vit do ta provojë sërish me Jeremie Makiese.

Këngëtari, fitues i  “The Voice” në Belgjikë vitin e kaluar, kaloi në finalen e madhe të Eurovizionit, e cila është planifikuar të shtunën. Ai ka numrin 16 dhe do të performojë këngën “Miss You”.

Por muzika nuk është hobi i vetëm i këtij artisti 21-vjeçar, pasi Makiese ndërthur karrierën e tij muzikore me futbollin. Konkretisht, portieri i ri së fundi ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën Excelsior Virton FC, klub ky që është skuadër e kategorisë së dytë belge.

Makiese filloi të luante futboll në moshën 13-vjeçare për BX Brussels. Më vonë ai kaloi nëpër klube si Jeunesse Molenbeek, Royal Wallonia Walhain dhe La Louviere Center.

Me nënshkrimin e kësaj kontrate të re dhe kalimin në finalen e Eurovizionit, gjërat duket se po shkojnë mirë për Makiese dhe ai nuk dëshiron të heqë dorë nga asnjë nga dy pasionet e tij të mëdha tani për tani.

Portieri 21-vjeçar ka shfrytëzuar qëndrimin në Torino për të vizituar stadiumin e klubit më të madh italian Juventus dhe me atë rast ka marrë fanellën me numrin 1.

Tags: EurovizionTorino
ShareTweetShare
Previous Post

Ten Hag e dëshiron mbrojtësin e Juventusit te Manchester Unitedi

Next Post

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se vendi i tij nuk përkrah anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Ai ka treguar se Turqia mund të përdorë statusin e saj si anëtare e aleancës ushtarake perëndimore për të vënë veton kundër pranimit të të dy vendeve. “Ne po ndjekim me kujdes zhvillimet në lidhje me Suedinë dhe Finlandën, por nuk jemi të një opinioni të favorshëm”, u tha Erdogani gazetarëve. Udhëheqësi turk e shpjegoi kundërshtimin e tij duke përmendur mbështetjen e supozuar të Suedisë dhe vendeve të tjera skandinave për militantët kurdë dhe të tjerët që Turqia i konsideron si terroristë. Ai akuzoi gjithashtu Greqinë, një aleate e NATO-s, për përdorimin e aleancës kundër Turqisë, duke thënë se Ankaraja nuk dëshiron përsëritjen e atij “gabimi”. Erdogani nuk tha drejtpërdrejt se ai do të bllokonte çdo përpjekje për pranim që dy vendet nordike mund të bënin, por NATO i merr të gjitha vendimet e saj me konsensus, që do të thotë se secili nga 30 vendet anëtare ka një veto të mundshme se kush mund të bashkohet. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Finlanda dhe Suedia, nëse do të aplikojnë zyrtarisht për t’u bashkuar me organizatën më të madhe të sigurisë në botë, do të priten me krahë hapur. Procedura e anëtarësimit mund të bëhet brenda “dy javësh”, kanë thënë disa zyrtarë të NATO-s, megjithëse mund të duhen rreth 6 muaj që vendet anëtare të ratifikojnë protokollin e anëtarësimit. Ndërkohë, një raport i qeverisë suedeze mbi situatën e ndryshuar të sigurisë me të cilin përballet vendi nordik pas pushtimit rus të Ukrainës thotë se Moska do të reagonte negativisht ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe do të nisë disa kundërmasa. Analiza e politikës së sigurisë së qeverisë suedeze, e cila do të përdoret si bazë për kabinetin e kryeministres Magdalena Andersson për të vendosur nëse do të kërkojë anëtarësimin në aleancën ushtarake perëndimore, iu prezantua ligjvënësve suedezë të premten. Partia Social Demokratike në pushtet e Suedisë, e udhëhequr nga Andersson, pritet të zbulojë vendimin e saj të dielën. Raporti vuri në dukje anëtarësimin në NATO që mbart një sërë avantazhesh për Suedinë – mbi të gjitha sigurinë kolektive të ofruar nga aleanca ushtarake prej 30 anëtarësh. Në të njëjtën kohë, ai rendit taktika të shumta që Rusia ka të ngjarë të marrë si hakmarrje. Këto do të përfshijnë sulme kibernetike dhe të ndryshme hibride, shkelje të hapësirës ajrore suedeze ose detit territorial. Sjellje të tjera agresive duke përfshirë sinjalizimin strategjik me armë bërthamore janë gjithashtu të imagjinueshme nga Moska, thuhet në raport. Raporti thekson se lufta e Rusisë në Ukrainë kufizon mundësitë për sulme ndaj vendeve të tjera, por se Rusia ka ende kapacitetin për një numër të kufizuar masash armiqësore kundër vendeve si Suedia. Raporti nuk jep rekomandime nëse Suedia duhet të anëtarësohet në NATO apo jo. Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde u tha ligjvënësve në legjislaturën e Riksdagen se “një sulm i armatosur ndaj Suedisë nuk mund të përjashtohet” dhe vuri në dukje garancinë e sigurisë që do të ofronte anëtarësimi në NATO. Presidenti dhe kryeministri i fqinjit nordik Finlandez thanë të enjten se ata janë në favor të aplikimit të shpejtë për anëtarësim në NATO, duke i hapur rrugën vendit për të shpallur zyrtarisht ofertën e anëtarësimit në ditët në vijim. /REL

Lajmet e fundit

Peci thotë se është në dorën e opozitës që të ketë ndonjë risi në Kuvend

19/05/2025
Incident me armë në Drenas, policia konfiskon 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm

Çitaku për bisedën e Kurtit: Nëse flet kështu me liderë ndërkombëtarë, mozomakeq për ne

Çitaku: Rregullat dhe ligjet s’janë tavolinë suedeze

19/05/2025
Gruda i PDK’së: VV po i jep prioritet Albulena Haxhiut karshi institucioneve dhe interesave të qytetarëve të Kosovës

Një burrë raportohet i zhdukur në Lubizhdë të Prizrenit

Kaja Kallas këtë javë viziton Kosovën

Kaja Kallas këtë javë viziton Kosovën

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Peci thotë se është në dorën e opozitës që të ketë ndonjë risi në Kuvend

Peci thotë se është në dorën e opozitës që të ketë ndonjë risi në Kuvend

19/05/2025
Incident me armë në Drenas, policia konfiskon 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm

Incident me armë në Drenas, policia konfiskon 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm

19/05/2025
Çitaku për bisedën e Kurtit: Nëse flet kështu me liderë ndërkombëtarë, mozomakeq për ne

Çitaku: Rregullat dhe ligjet s’janë tavolinë suedeze

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.