GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Portali analitik kroat: Shqetësuese, 76% e të rinjve duan të largohen nga Kosova

03/04/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Mijëra të rinj duan të largohen nga Kosova dhe ambasada gjermane në Prishtinë ka pranuar pothuajse 200 mijë aplikime për viza vetëm në katër muajt e fundit, ka shkruar ueb portali kroat – i cili merret me analiza të krizave globale dhe ndikimin e tyre në rajon – Geopolitika News, përcjell Gazeta Express. Nëse trendi vazhdon, një e treta e popullsisë mund të vendosë të largohet nga vendi deri në fund të vitit.

Sipas të dhënave të fundit në dispozicion, 76 për qind e të rinjve të moshës 16 deri në 25 vjeç dhe 53 për qind e atyre të moshës ndërmjet 26 dhe 60 vjeç dëshirojnë të largohen nga Kosova, shkruan mediumi slloven, Regional Obala, duke e cituar portalin kroat.

Ambasada gjermane në Prishtinë ka pranuar 199,783 aplikime për viza në katër muajt e fundit. 11 për qind e popullsisë së Kosovës ka aplikuar për vizë gjermane nga fillimi i dhjetorit të kaluar deri në fund të marsit. Në mars, ambasada ka pranuar 48,044 aplikime, ndërsa në shkurt vetëm 2,000 më pak. Ambasada gjermane lëshon 500 deri në 800 viza në muaj, ose rreth 5500 në vit.

Ambasadat e vendeve të tjera në Prishtinë pranojnë shumë më pak aplikime. Nga nëntori deri në janar të vitit të kaluar për vizë zvicerane kanë aplikuar 8737 qytetarë të Kosovës, ndërsa në ambasadën kroate nga nëntori deri në mars janë pranuar 1944 aplikime.

Sociologët vënë në dukje një tendencë shqetësuese, duke përmendur situatën ekonomike dhe dëshirën për një arsim më të mirë si arsyet kryesore të largimit nga vendi.

Kosova ka një popullsi prej rreth 1.8 milionë banorë dhe është një nga vendet më pak të zhvilluara në Ballkanin Perëndimor.

Tags: 76%qytetaretDuankosovesKroatPortalit'Leshojnevendin
ShareTweetShare
Previous Post

Osman Azemi tregon se si një burrë i kërkoi numrin e telefonit përderisa ishte i veshur si ‘Teta Gjyli’

Next Post

Publikohet raporti i ri i IKShPK-së për COVID

Next Post
Publikohet raporti i ri i IKShPK-së për COVID

Publikohet raporti i ri i IKShPK-së për COVID

Lajmet e fundit

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E rëndë: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë

20/05/2025
Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.