GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Populli më i varfër në Evropë-Fukarenjtë flasin për seks

16/03/2022
në Ballina, Lajme, Opinione
Koha e leximit:4 mins read
Populli më i varfër në Evropë-Fukarenjtë flasin për seks
Share on FacebookShare on Twitter

Kimete Berisha

Fukarenjtë flasin për seks.
Populli më i varfër në Evropë, gjithë ditën e lume merret me temën e seksit.
Nuk ka turp më të madh sesa të merresh publikisht me shtratin e dikujt.
Edhe hoxha, edhe prifti, edhe popi…secili…kleri fetar duhet të jap mësim e jo urdhëra për dashurinë.
Ti mund ta ‘ekskomunikosh’ nga xhamia apo nga kisha një njeri për pikëpamjet e tij seksuale, por nuk mund ta ndryshosh realitetin.

Ti mund t’ia ndalosh me
ligj dikujt të martohet me dikë, por nuk mund t’ia ndalosh me ligj të bashkëjetoj.
Ligji nuk e zhbën realitetin, e rregullon dhe e lufton jetën sekrete dhe të dyfishtë.
Nëse i mohon – nuk i zhbën, por ia fsheh vetes të vërtetën!
Pse nuk e pranon të vërtetën?
Pse të mundon ty kaq shumë e vërteta e ‘tyre’!
Pse e merr kaq afër shpirtit jetën personale
të tjetrin?!

Çka ke ti!
Për dashuri njerëzin e kanë ndërruar fenë dhe e kanë braktisur.
Njeriu ende nuk ka
arritur ta përkufizojë dashurinë njerëzore (sepse ka aq pak dashuri, sa nuk mjafton as për ‘eksperiment’), ama pretendon ta interpretojē dashurinë e Zotit!
Nëse ty të ka krijuar Zoti, i njējti e ka krijuar edhe atë ‘tjetrin’, që ty nuk të pëlqen.
Zoti e ka krijuar viktimën. Zoti e ka krijuar vrasësin e viktimës.

Apo s’e ka krijuar?!
Çka po thu’ ti?
Dikush është grua, dhe ndjehet burrë.
Dikush është burrë dhe ndjehet grua.
Dikush ndjehet edhe burrë edhe grua.
Dikush është aseksual, nuk ndjehet as burrë as grua.
Por në përgjithësi, si të parët, si të dytët, si tē tretët, si të katërtit, si Ti, të gjithë, pa përjashtim, në përgjithësi ndjehen ‘keq’!

Sepse, të gjithë e kërkojnë një dashuri, që nuk e gjejnë.
Gjithmonë diçka mungon për të qenë i lumtur.
E vetmja gjendje që nuk e ka provuar njeriu se a do të mund ta përballonte është lumturia.
Zgjat aq shkurt lumturia sa nuk arrin të mbetet KUJTIM.
Nuk ka një definicion për dashurinë.
Sepse, dashuria është e lirë.
Një mendje e robëruar e humb rrugën në liri.
Ju të gjithë e keni fjalën për seks.
Dashuria është e thellë.

Si mund të ndjejë dashurinë e thellë një njeri i cekët?
Dashuria është e mençur!
Si mund të ndjejë një dashuri të mençur budallai?
Dashuria është e ndershme!
Si mund të jetë i ndershëm një njeri që përzihet në jetën seksuale të hallkut?
Kali i detit është e vetmja krijesë mashkull që lind.
Femra ia lëshon vezët dhe kali
i detit mbetet shtatzënë.
Për çdo mëngjes femra e viziton kalin e saj derisa ai lind.
Është një krijesë tjetër që lind shtatzënë.
Zoti nuk ka krijuar tradita.
Traditat i ke krijuar Ti.

Zoti ka krijuar gjithçka. E ka krijuar çudinë.
Ka krijuar kundërthënie.
Mrekulli dhe trishtim; Parajsë dhe Ferr; Ka krijuar Dashuri dhe Urrejtje.
Ka krijuar bisha, që e hanë njëra – tjetrën.
E ka lënë që peshku i madh ta hajë të voglin.
Ka bukuri, ka shëmti, ka magji, ka tragjedi.
Dashi e ‘dashuron’ dashin, por Ti e sakrifikon për kurban, nuk të vjen mërzi që ata të ‘dy’ duhen, andej-këndej.
Të kesh një botëkuptim, një filozofi personale për jetën tënde – mjafton.
Nëse ti je i lumtur me jetën tënde – pse nuk të mjafton.
Pse do që krejt të jenë të ‘lumtur’ si Ti!
Pse ndjen nevojë të ndryshosh krejt botën, kur nuk mund ta ndryshosh botën tënde.
Pse merresh me punët private të tjetrit!
Pse të intereson Ty kush martohet me kë!

Çfarë kompleksi është ky!
Dashuria më e madhe është miqësia. Për shok e jep jetën. Por, shyqyr që s’ka shokë se ish shfaros dynjaja.
Cicero, në librin e tij ‘Mbi miqësinë’, e shpjegonte se sa e dhimbshme është jeta: Historia e njerëzimit nuk i njeh katër çifte miqsh’.
Mos u komplekso Ti për askënd. Duaje Ti kë të duash vet.
Ose, shko pyete Kalin e detit pse ti si mashkull po pranon të mbetesh shtatzënë…!
Nuk dashuron trupi por shpirti. Mos e lidh me seks.
Kur e pyetën çfarë mendon për homoseksualizmin, Marlon Brando tha: Po (si shumë meshkuj) edhe unë e kam provuar atë dashuri.

Kur e pyetën Alen Delonin në moshë të shtyer ‘çfarë ndjen për femrat’, tha: Aq shumë kam bërë dashuri me gra, sa që meshkujt më duken më atraktv.
Dashuria nuk ka definicion.
Përderisa ndodh që nëna e braktis foshnjën e saj; përderisa ndodh që fëmiu e vret prindin; përderisa lufta nuk mbaron kurrë dhe njeriu për njeriun është ujk, dhe përderisa askush nuk është i lumtur – nuk mund të thuash ‘Ja, kjo është dashuria’.
S’ka dashuri. U harxhu. Është e shtrenjtë dashuria. Askush s’ka llogari të plas për të!
Se ti je i poshtër, më shumë çuditesh pse mashkulli e dashuron mashkullin, sesa që çuditesh pse mashkulli e vret mashkullin.
Përderisa njerëzit vriten, dhe ndodh lufta, dashuria mbetet shpikje e letërsisë. Është gracka më e madhe në të cilin bie njeriu.

P.S. Autorja kurrë nuk e ka kuptuar traditën e martesës (shtetëtore) në përgjithësi, dhe mendon se martesa duhet të jetë private…!
Nuk e kuptoj pse nëse nesër unë martohem me një fukara, kur vjen dita të ndahem prej tij, duhet ta ndajë pronën time me të!
Sepse, dashuria nuk është borxh që duhet ta paguash gjithë jetën.
Nëse harxhohet jeta, çka po çuditesh që harxhohet dashuria!
Më shumë të çudit vdekja e dashurisë, sesa vdekja e njeriut!
Sado e çuditshme që të duket Ty një dashuri, qetësohu dhe këqyri Ti punët t’ua, sepse prej dashurisë nuk ka zarar.
Kryesore, Ti gjeje dashurinë e jetës. Lëri të tjerët të ‘vuajnë’!
A e ke gjetur dashurinë Ti?
Dhe a ka zgjatur dashuria, pasi që je dalë prej rolit!
‘E shoh që po qesh, por sytë po të qajnë!

Tags: Kimete Berisha
ShareTweetShare
Previous Post

Deputeti Haxhiu :Ligji për tërheqjen e parave nga trusti të kalohet me procedure të jashtzakonshme

Next Post

Balje: Kosova mund të hyjë në Evropë edhe pa votuar për martesat e gjinisë të njëjtë

Next Post
Balje: Kosova mund të hyjë në Evropë edhe pa votuar për martesat e gjinisë të njëjtë

Balje: Kosova mund të hyjë në Evropë edhe pa votuar për martesat e gjinisë të njëjtë

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.